spot_img
HomeLajmePolicia arreston një person në Gjakovë, kishte urdhërarrest ndërkombëtar

Policia arreston një person në Gjakovë, kishte urdhërarrest ndërkombëtar

spot_img

Policia në Gjakovë ka arrestuar N.C., 30 vjeç, shtetas i Kosovës, në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet shqiptare.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me pesë vjet burg për veprën penale “Vjedhje me pasoja të rënda”.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë për procedurat e mëtejshme ligjore.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë thekson përkushtimin e saj në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img