Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe pranë varrit të aktivistit, Arben Xheladini, në 19 vjetorin e protestës së 10 shkurtit, ku ai bashkë me Mon Balajn ishin vrarë nga policia rumune e UNMIK-ut, derisa protestonin kundër negociatave, më 2007.
19 vjet më parë u protestua kundër planit të Ahtisaarit, ku ranë edhe Mon Balaj e Arben Xheladini.
Po atë ditë të plagosur kishin mbetur edhe shumë aktivistë pas përleshjeve të ashpra me policinë rumune, të cilët kishin gjuajtur edhe me plumba gome drejt turmës.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







