spot_img
HomeLajmeAvokati i Thaçit: Nesër në 09:00 do ta paraqes...

Avokati i Thaçit: Nesër në 09:00 do ta paraqes deklaratën përmbyllëse në Gjykatën Speciale

spot_img

Avokati mbrojtës i Hashim thaçit, Luka Misetic ka njoftuar se do të mbajë nesër fjalën përfundimtare në Gjykatën Speciale në Hagë.

Lajmin e bëri të ditur ai përmes një postimi në rrjetin social ‘X’.

“Do ta mbaj fjalën përfundimtare në gjyqin për krime lufte të klientit tim, Hashim Thaçi, nesër (e mërkurë) në orën 9:00 të mëngjesit sipas kohës së Evropës Qendrore (CET). Mund ta shikoni në këtë link, me një vonesë 45-minutëshe (videoja do të fillojë në orën 9:45 të mëngjesit sipas orës CET)”, ka shkruar Misetic në Facebook.

Fjalët përfundimtare në Hagë kanë filluar dje më 9 shkurt 2026, dhe do të vazhdojnë deri më 18 shkurt 2026.

Më 9 dhe 10 shkurt, fjalët përfundimtare i ka dhënë Prokuroria e Specializuar.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img