spot_img
HomeLajmeArrestohet një person në Podujevë për organizim të skemave...

Arrestohet një person në Podujevë për organizim të skemave piramidale

spot_img

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmjen e së hënës një person të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe ushtrim të veprimtarisë së bixhozit të paligjshëm në Podujevë.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën “Xhemajl Mustafa”, ku njësitet policore kanë realizuar një aksion të planifikuar, që ka përfshirë edhe kontrollin e një lokacioni të dyshuar.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale, përfshirë: tri shtëpiza kompjuteri, dy monitorë, një skaner, si dhe pajisje të tjera relevante për hetimin.

I dyshuari, F.M. (mashkull), me vendim të prokurorit kompetent, është dërguar në mbajtje, ndërsa hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, po vazhdojnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rastit.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img