Një mësimdhënës, që dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një nxënësi në një shkollë në Prishtinë, është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Sipas disa pamjeve të publikuara nga disa media, një mësimdhënës u pa duke ushtruar dhunë të ashpër ndaj nxënësit, për çka ka reaguar edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana ka konfirmuar se mësimdhënësi është arrestuar dhe se kanë filluar hetimet.
“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi fizik të ndodhur në një shkollë fillore në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor palët e përfshira në rast. Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë ka nis një hetim për zbardhjen e rastit”, tha Pllana.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







