spot_img
HomeLajmeQeveria publikon programin e aktiviteteve për 18-vjetorin e Pavarësisë

Qeveria publikon programin e aktiviteteve për 18-vjetorin e Pavarësisë

spot_img

Qeveria e Republikës së Kosovës ka prezantuar programin e manifestimeve shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Aktivitetet do të organizohen në kuadër të festimeve zyrtare dhe do të përfshijnë ngjarje të ndryshme shtetërore, kulturore dhe përkujtimore.

Programi nis në ora 07:00 me ngritjen e flamurit, ndërsa në ora 10:30 pritet të mbahet edhe seancë solemne e Kuvendit të Kosovës.

07:00 – Ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës

07:20 – Mbledhje solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës

07:30 – Nderime te Monumenti i të Pagjeturve

07:35 – Homazhe te Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë

08:00 – Homazhe te varri i ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

08:10 – Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi

09:00 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

10:30 – Seancë solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës

11:25 – Nderime te Monumenti Heroinat

11:30 – Parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës

17:30 – Pritje shtetërore nga Presidentja, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri i Kosovës

20:00 – Koncert solemn i Filharmonisë së Kosovës

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img