spot_img
HomeLajmeNga sot, Policia me kontrolle të shtuara për kamionë...

Nga sot, Policia me kontrolle të shtuara për kamionë dhe autobusë

spot_img

Policia e Kosovës ka nisur zbatimin e aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2026, me fokus të veçantë kontrollin e mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, përkatësisht kamionëve dhe autobusëve, me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore në vend.

Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet e shtuara do të zhvillohen nga sot deri më 15 shkurt 2026, në të gjitha rrugët e Republikës së Kosovës, dhe do të përfshijnë verifikimin e kushteve teknike të mjeteve, dokumentacionin përkatës, respektimin e orarit të vozitjes dhe pushimit, si dhe zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia thekson se shoferët e kamionëve dhe autobusëve konsiderohen shoferë profesionistë, andaj nga ta pritet të jenë shembull në respektimin e ligjit dhe në sjelljen korrekte në trafik.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img