spot_img
HomeLajmeIKSHPK: Uji nga Liqeni i Badocit është i sigurt...

IKSHPK: Uji nga Liqeni i Badocit është i sigurt për pije

spot_img

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga monitorimet e fundit të cilësisë së ujit të pijshëm në zonën e furnizimit PR03 nga Ujësjellësi i Badocit është vërejtur ulje e dukshme e vlerave të turbullirës.

Lidhur me këtë, IKShPK ka deklaruar se bazuar në rezultatet rezultate laboratorike dhe në përputhje me UA 10/2021, uji në zonën e furnizimit PR03 nga Liqeni i Badocit është i sigurt për pije.

“Analizat laboratorike të realizuara gjatë tri ditëve të fundit në Laboratorin e IKShPK– së, tregojnë se vlerat e turbullirës  dhe  gjithë parametrave të tjerë (bakteriologjikë dhe fiziko – kimik) janë brenda kritereve të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ (UA) nr. 10/2021 – “Cilësia e ujit të destinuar për konsum nga njeriu””, thuhet në njoftim.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img