spot_img
HomeLajmeArrestohet 26-vjeçari i dënuar me 3 vjet burgim për...

Arrestohet 26-vjeçari i dënuar me 3 vjet burgim për keqpërdorim seksual

spot_img

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar, i cili ishte i dënuar me tre vjet burgim për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 15 vjeç”.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi është kryer nga Njësia për Realizimin e Urdhëresave në kuadër të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë.

I arrestuari, E.M., 26 vjeç, pas ndalimit është dërguar në vuajtje të dënimit, në bazë të vendimit gjyqësor.

Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ka riafirmuar përkushtimin për garantimin e sigurisë publike dhe luftimin e veprave penale.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img