Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale të vjedhjes së rëndë në Prishtinë, pas një pune hetimore dhe operacionale nga njësitet e Stacionit Policor Veriu.
Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 2 shkurt 2026 në fshatin Marec të Prishtinës, ndërsa arrestimi i të dyshuarve është realizuar më 7 shkurt 2026.
Të arrestuarit janë identifikuar si E.G., 18 vjeç, R.G., 18 vjeç, L.P., 19 vjeç
Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policorë janë duke zhvilluar të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për zbardhjen e plotë të rastit.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







