spot_img
HomeLajmeAbdixhiku i shkon në takim Osmanit, diskutojnë për zhvillimet...

Abdixhiku i shkon në takim Osmanit, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike në vend

spot_img

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Ai ka thënë se ata kanë biseduar mbi zhvillimet e fundit politike dhe ndërkombëtare me rëndësi për Kosovën.

“Në këtë takim u informova për iniciativën e Presidentit Donald Trump për themelimin e Bordit të Paqes; një nismë që synon forcimin e stabilitetit, dialogut dhe paqes, dhe që e forcon pozicionin ndërkombëtar të Kosovës. I shpreha Presidentes Osmanit mbështetjen e plotë të Lidhjes Demokratike të Kosovës për këtë iniciativë. Forcimi i paqes, i aleancave, në veçanti me SHBA-të, dhe i rolit ndërkombëtar të Kosovës duhet të jetë përparësia jonë”, ka shrkuar Abdixhiku në Facebook.

Ai ka thënë se LDK mbetet e përkushtuar ndaj orientimit euroatlantik dhe bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë strategjikë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta! 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img