spot_img
HomeLajmeKurti pret në takim ish-presidentin e Malit të Zi,...

Kurti pret në takim ish-presidentin e Malit të Zi, diskutojnë për zhvillimet aktuale rajonale dhe globale

spot_img

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ish-presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, me të cilin ka diskutuar zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në rajon, si dhe perspektivën euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë takimit Gjukanoviq e ka uruar Kurtin për fitoren në zgjedhje.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ish-Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

z. Gjukanoviq i uroi Kryeministrit fitoren në zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e proceseve demokratike dhe për mbështetjen e qytetarëve ndaj vizionit qeverisës.

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale rajonale dhe globale, me fokus në situatën e sigurisë dhe dinamikat që ndikojnë në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri theksoi angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, për paqe të qëndrueshme dhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal, në funksion të paqes dhe sigurisë dhe perspektivës evropiane të rajonit.

Qeveria e re do të vazhdojë ta ketë synim të palëkundur integrimin euro-atlantik dhe prioritet zhvillimin ekonomik, mirëqenien e qytetarëve dhe sigurinë e tyre, pa dallim”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img