Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është zhvilluar një trajtim i zyrtarëve të kësaj qendre me temën “Përdorimi i forcës dhe pajisjet e sigurisë sipas rregulloreve në fuqi”.
Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se kjo u bë në kuadër të ngritjes së vazhdueshme të kapaciteteve profesionale të stafit korrektues dhe u bë nga trajnerë të certifikuar e nga zyrtarë të tjerë të Njësisë së Intervenimit, me fokus në zbatimin e standardeve ligjore dhe procedurave operative gjatë ushtrimit të detyrës.
“Ky trajnim ka për qëllim rritjen e profesionalizmit, respektimin e standardeve ligjore dhe forcimin e sigurisë së përgjithshme në institucion, duke kontribuar në një ambient më të sigurt si për stafin ashtu edhe për personat e burgosur”, thotë SHKK-ja.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







