spot_img
HomeLajmeOsmani në Emiratet e Bashkuara Arabe në takim me...

Osmani në Emiratet e Bashkuara Arabe në takim me gratë lidere, diskutohet bashkëpunimi në kulturë, art dhe inovacion

spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në një takim me gratë lidere, të organizuar nga Sheikha Latifa bint Mohammed bin Rashid Al Maktoum, kryetare e Autoritetit të Kulturës dhe Arteve në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Osmani ka theksuar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Emirateve shkojnë përtej miqësisë, duke ofruar mundësi për bashkëpunim të ri në fushat e kulturës, krijimtarisë, artit dhe inovacionit.

“Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë më shumë sesa miqësi: kanë hapësirë për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi edhe në në kulturë, krijimtari, art dhe inovacion”, ka shkruar ajo në Facebook.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img