spot_img
HomeLajmeKQZ ende pa datë për certifikimin e rezultateve, procesi...

KQZ ende pa datë për certifikimin e rezultateve, procesi zgjedhor në fazën e ankesave

spot_img

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se procesi zgjedhor aktualisht ndodhet në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 31 janar 2026.

Ai ka thënë se sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët kanë të drejtë të ankimojnë vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në Gjykatën Supreme, ndërsa afati për paraqitjen e këtyre ankesave përfundon sot.

Elezi ka theksuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë që vendimet të bëhen të plotfuqishme dhe më pas do të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img