Muajt vijues pas fillimit të gjysmëvjetorit të dytë do t’i gjejë nxënësit e shkollave me disa pushime për shkak të festave të ndryshme apo ditëve të veçanta e ngjarjeve historike.
Sipas Kalendarit Zyrtar të Vitit Shkollor 2025/2026 të zbuluar përpara nisjes së vitit shkollor nga MASHTI, do të ketë pushime për nxënësit në secilin muaj deri në mbylljen e vitit mësimor në qershor.
Kësisoj, në muajin shkurt ditë pushimi do të jetë vetëm Dita e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt.
Në muajin mars do të pasojë pushimi për shkak të festës së Fitër Bajramit, më 20 mars.

E ditë pushimi për nxënësit do të ketë edhe në muajt prill, maj e qershor deri në mbylljen e vitit mësimor për parafillorët dhe klasat 1-8.
Ditët e pushimit në prill do të jenë më 6 dhe 13, për shkak të Festës së Pashkëve Katolike dhe Ortodokse.
Në maj, nxënësit do të pushojnë në datat 1, 9 dhe 27, për shkak të Ditës Ndërkombëtare të Punës, Ditës së Evropës dhe Festës së Kurban Bajramit.
Më 5 qershor përfundon viti mësimior për klasat 9, 10 dhe 11, ndërsa ditë pushimi për klasat 1-8 do të jetë më 12 qershor, kur shënohet Dita e Paqes.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







