spot_img
HomeLajmeBislimi takon përfaqësuesin e Sllovenisë, flasin për zhvillimet në...

Bislimi takon përfaqësuesin e Sllovenisë, flasin për zhvillimet në vend

spot_img

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor Anzej Franges.

Franges shoqërohej edhe nga ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

Zyra e Kryeministrit njofton se në takim  u diskutua rreth zhvillimeve në vend dhe situatës në rajon.

“Bislimi theksoi se mbetet me rëndësi formimi sa më parë i qeverisë së re pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, dhe votimi në Kuvend mes tjerash edhe i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe Planit të Rritjes me Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.

Në përfundim të takimit, Bislimi falënderoi Frangeš për bisedën dhe i uroi qëndrim të frytshëm në Kosovë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img