spot_img
HomeLajmeTë shtëna me armë rrugën Gjilan-Kamenicë, një person i...

Të shtëna me armë rrugën Gjilan-Kamenicë, një person i plagosur

spot_img

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një incidenti me armë zjarri që ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën Gjilan–Kamenicë, në afërsi të një pike karburanti.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas tij, Policia ka pranuar informatën për incidentin rreth orës 18:00 dhe njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Gjatë ekzaminimit të vendit, janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin.

“Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se në incident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e rastit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ndërsa po trajtohen nga autoritetet shëndetësore”, ka bërë të ditur Hashani.

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore dhe është në kërkim të personave të dyshuar lidhur me këtë rast.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img