spot_img
HomeLajmeManipulimet e votave, nisin hetimet edhe në Obiliq -...

Manipulimet e votave, nisin hetimet edhe në Obiliq – intervistohen disa persona të dyshuar

spot_img

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin dhe sigurimin e provave lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale gjatë procesit të numërimit të votave për kandidatët për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në kuadër të këtij autorizimi, sot Policia e Kosovës ka intervistuar disa persona të dyshuar në Komunën e Obiliqit, lidhur me dyshimet për keqpërdorime apo falsifikime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve të subjekteve politike.

Në njoftim thuhet se pas intervistimit, personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt. Hetimet vazhdojnë me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, thekson se mbetet e përkushtuar në luftën kundër kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img