spot_img
HomeLajmeKosova dhe Austria nënshkruajnë planin e bashkëpunimit bilateral në...

Kosova dhe Austria nënshkruajnë planin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes

spot_img

Këtë të mërkurë në Ministrinë e Mbrojtjes është zhvilluar takimi bilateral me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës Federale të Austrisë, ku palët kanë nënshkruar Planin Vjetor të Bashkëpunimit Bilateral për vitin 2026, dokument, i cili, siç thuhet, përcakton aktivitetet konkrete dhe fushat e angazhimit të përbashkët në fushën e mbrojtjes.

Në këtë marrëveshje firmat e tyre i kanë vënë drejtori i Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Ahmet Ajeti e Nikoluas Rottenberger, udhëheqës i Divizionit të Diplomacisë Ushtarake të Austrisë.

Njoftimi bën të ditur se gjatë qëndrimit në Ministrinë e Mbrojtjes, delegacioni austriak u takua gjithashtu me drejtorin e Politikave të Mbrojtjes, Faruk Gecin, ku thuhet se u diskutua progresi i bashkëpunimit ekzistues, si dhe objektivat dhe prioritetet e përbashkëta për të ardhmen.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img