Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar në lidhje me dënimet që mund të marrë një biznes nëse e ushtron veprimtarinë pa e regjistruar atë.
Ata kanë thënë se kontrollet po zhvillohen në të gjithë Kosovës dhe se gjobat janë deri në 500 euro, si dhe detyrohen që ta regjistrojnë biznesin menjëherë.
“Veprimtaria ekonomike pa regjistrim në ATK dhe pa stiker identifikues është shkelje ligjore”, ka njoftuar ATK.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







