spot_img
HomeLajmeAbdixhiku takon emisarin special të Sllovenisë, i shpreh mirënjohje...

Abdixhiku takon emisarin special të Sllovenisë, i shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës

spot_img

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Franges dhe Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

Në këtë takim, thuhet se u diskutua lidhur me situatën aktuale politike në vend, sfidat me të cilat përballet Kosova dhe qëndrimet e vlerësimet e LDK-së karshi kësaj situate dhe zhvillimeve të përgjithshme politike.

“Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pa kursyer që Sllovenia i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke e vlerësuar atë si një partnere të rëndësishme për Kosovën në proceset integruese euroatlantike”, thuhet në njoftim.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img