Prokuroria ka nisur hetimet lidhur edhe në Gjilan, lidhur me dyshimet për keqpërdorime të votave në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor.
Kryeprokurori i Gjilanit, Arben Kadriu, ka konfirmuar se tashmë ka filluar intervistimi i të dyshuarve për manipulim me vota në regjionin e Gjilanit.
“Jemi në proces të intervistimit, nuk mund të ndajmë detaje të tjera një herë rreth rastit. Tashmë ka filluar intervistimi lidhur me manipulimin e rezultateve zgjedhore në regjinonin e Gjilanit”, tha Kadriu.
Hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar të gjithë të përfshirët.
Ndryshe, më parë, në Prizren, Mitrovicë dhe Malishevë, disa komisionerë janë ndaluar ose arrestuar për dyshime të ngjashme lidhur me manipulime të votave.
Po ashtu, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë grumbullimin e provave për keqpërdorim të votës edhe në komunat e Podujevës, Pejës dhe Obiliqit.
Hetimet kundër të dyshuarve për manipulime të rezultateve zgjedhore i nisi Prokuroria Themelore në Prizren e drejtuar nga kryeprokurori Petrit Kryeziu.
Fillimisht, u intervistuan 109 persona të dyshuar, e më pas u caktua masa e paraburgimit për 23 prej tyre, e më vonë u dërguan në paraburgim edhe 5 të tjerë, përfshirë kryesuesin e KKZ-së.
Aksioni si model u zbatua edhe në komunat e tjera, përfshirë Malishevën, që përfshiu rreth 60 të arrestuar fillimisht, ndërsa pas intervistimit 15 kryesues përfunduan në paraburgim.
Ndërsa gjatë fundjavës, 43 persona u intervistuan nën dyshimet për manipulime në 4 komunat veriore të vendit dhe në Mitrovicë të Jugut.
Prej tyre, në masën e ndalimit prej 48 orë mbetën 34 persona, në pritje të hapave të tjerë nga Prokuroria.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







