spot_img
HomeLajmeArrestohen katër persona pas therjes me thikë në Fushë-Kosovë

Arrestohen katër persona pas therjes me thikë në Fushë-Kosovë

spot_img

Një person është therur me thikë të dielën në Fushë-Kosovë, ndërsa Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 1 shkurt rreth orës 20:00, në rrugën “Nëna Terezë”.

Një nga viktimat ka pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë, ndërsa personat e tjerë janë lënduar si pasojë e përleshjes.

Të dyshuarit janë të gjithë të moshës 18-vjeçare dhe ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img