Një burrë ka humbur jetën në Rahovec, pasi dyshohet se është lënduar gjatë prerjes së një lisi.
Rasti ka ndodhur të dielën, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është lënduar aksidentalisht duke prerë një lis, dhe i njëjti është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







