spot_img
HomeLajmePolicia shqiptoi mbi 4,600 gjoba në janar, mbi 300...

Policia shqiptoi mbi 4,600 gjoba në janar, mbi 300 më shumë sesa në vitin paraprak

spot_img

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, gjatë muajit të kaluar duke u bazuar në planet operative për rritjen e sigurisë në trafik, ka shqiptuar gjithsej 4,608 gjoba për kundërvajtje të ndryshme.

Krahasuar me periudhën janar 2025, gjatë muajit të kaluar janë shqiptuar 311 gjoba më shumë, si rezultat i zbatimit të planeve “Kontrolli i shtuar i trafikut” dhe “Kontrolli i shpejtësisë”. Gjobat janë shqiptuar për kundërvajtje të ndryshme, si: përdorimi i telefonit gjatë vozitjes, mosrespektimi i semaforit, tejkalimi i kolonës dhe në vijë të plotë, tejkalimi i shpejtësisë, si dhe kundërvajtje të tjera.

“Kontrollet në komunikacion nga kjo njësi do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj ftojmë qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img