spot_img
HomeLajmeIntervistohet edhe një kryesues i komisionit në Malishevë, ndalohet...

Intervistohet edhe një kryesues i komisionit në Malishevë, ndalohet për 48 orë – kërkohet paraburgim ndaj tij

spot_img

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar opinionin publik, se më datë 28 janar 2026 ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit gjatë procesit të numërimit të votave brenda subjekteve politike për zgjedhjet e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Komunën e Malishevës.

Meqenëse në datën e lartë cekur nuk ishte siguruar prezenca e një (1) kryesuesi të komisionit, sot më datë 2 shkurt 2026 është siguruar prezenca e tij për intervistim. Pas veprimeve procedurale, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim për ndalimin e tij prej 48 orësh.

Ndaj të njëjtit, Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, nga neni 216 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img