Muaji shkurt 2026 konsiderohet “përkufizim i vërtetë i përsosmërisë”.
Kjo pasi do të ketë nga 4 javë të secilës ditë të caktuar dhe asnjë tjetër më shumë ose më pak.
Pasi shkurti 2026 fillon të dielën e mbaron të shtunën, do të ketë katër të diela, katër të hëna, katër të marta, katër të mërkura, katër të enjte, katër të premte dhe katër të shtune, duke rrumbullakësuar 28-ditëshin e këtij muaji me ditë të njëjta të secilës javë të caktuar.
E ndërsa kjo formë ndodh vetëm te muaji shkurt, përjashtim bën vetëm “viti i brishtë”, kur një herë në çdo katër vite shkurti i ka 29 ditë, duke nënkuptuar që njëra ditë e caktuar do t’i ketë pesë javë brenda atij muaji.
Momentalisht viti i fundit i brishtë është viti 2024. Viti tjetër i brishtë është 2028, pastaj 2032 e kështu me radhë.
/HisariOnline/







