spot_img
HomeLajmeGurët bien mbi veturë në rrugën Pejë–Kuqishtë, lëndohen prindërit...

Gurët bien mbi veturë në rrugën Pejë–Kuqishtë, lëndohen prindërit dhe dy fëmijët

spot_img

Një familje që po udhëtonte me veturë në rrugën Pejë-Kuqishtë është goditur nga një gur i madh i cili kishte rrëshqitur.

Si pasojë e kësaj prindërit dhe dy fëmijët kanë pësuar lëndime, por janë jashtë rrezikut për jetë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

Gashi, mes tjerash, bëri të ditur se katër të lënduarit janë duke u trajtuar në spitalin e Pejës.

“Një familje, prindërit dhe dy fëmijët, që ishin në veturë janë goditur nga një gurë goxha i madh. Të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë dhe janë duke u trajtuar në spitalin e Pejës. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet kompetente”, tha Gashi.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img