Një burrë rreth 55-vjeçar, taksist me iniciale A.S., është gjetur i vdekur të enjten në automjetin e tij, të parkuar në një vend të rezervuar për taksi.
Lajmi është konfirmuar nga zëdëdhënsi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se trupi i pajetë është dërguar në IML për ekzaminim të mëtejshëm ndërsa rasti po hetohet si “Hetim i Vdekjes” në bashkëpunim me Prokurorinë.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, ku nga ekipi mjekësor i Urgjencës është konstatuar vdekja e personit. Pas pranimit të informatës, ekipi kujdestar i Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, tha Bytyqi.
Bytyqi po ashtu njoftoi se gjatë ekzaminimit të trupit, nuk janë vërejtur shenja të dhunës.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në IML për ekzaminim të mëtejmë. Gjatë ekzaminimit sipërfaqësor të trupit, nuk janë vërejtur shenja të dhunës. Rasti vazhdon të t Hetohet si “Hetim i Vdekjes”, në bashkërendim me Prokurorinë”, deklaroi ai.
/HisariOnline/







