spot_img
HomeLajmeArrestohet i dyshuari për vjedhjen e tre kompjuterëve, vlera...

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e tre kompjuterëve, vlera mbi 5 mijë euro

spot_img

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Policia ka bërë me dije se i dyshuari, në një kompani private ka vjedhur tre kompjuterë me vlerë rreth 5600 euro.

I njëjti, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Më 14.01.2026 pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pas i njëjti dyshohet se kishte vjedhur nga një kompani private tre kompjuterë në vlerë rreth 5600 €. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img