spot_img
HomeLajmePo vazhdon rinumërimi i votave në QNR, kjo është...

Po vazhdon rinumërimi i votave në QNR, kjo është përqindja aktuale e partive

spot_img

Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve po vazhdon me rinumërimin e votave në QNR. 

Sipas një përditësimi të fundit, deri tani janë rinumëruar 41 vendvotime, me LVV që prin e para me 46.87%.

E dyta vjen PDK me 19.48%, ndërsa AAK e treta me 16.65%. LDK ndodhet e katërta me 10.87% të votave.

Kujtojmë që KQZ mori vendim dje për rinumërimin e 914 vendvotimeve nga 2,557, në të cilat është zhvilluar procesi i rregullt i votimit më 28 dhjetor 2025.

Ky vendim i KQZ-së erdhi pas paraqitjes së një raporti nga verifikimi i votave të kandidatëve për 2% të vendvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025.

Kësisoj, u vendos që në 10 komuna do të rinumërohen 100% e vendvotimeve:

Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug.

Ndërkaq, në 28 komuna të tjera do të rinumërohen 10% e vendvotimeve, përfshirë Prishtinën, Pejën, Gjakovën, Gjilanin, Mitrovicën (Jug dhe Veri), Podujevën, Suharekën, Ferizajn, dhe të tjera.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img