Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka dalë me një njoftim pas rritjes së vlerave të turbullirës në ujin e prodhuar nga fabrika për trajtimin e ujit “Badoc”.
IKSHPK ka bërë të ditur se aktualisht uji nuk rekomandohet për pije, deri në njoftimin e radhës.
Tutje, në njoftim thuhet se IKSHPK në bashkëpunim me KRU “Prishtina” po e përcjellin nga afër situatën me ujë të pijshëm.
/HisariOnline/







