spot_img
HomeLajmeHamza nis ditën me Walker: I dha jehonë botërore...

Hamza nis ditën me Walker: I dha jehonë botërore krimit serb në Reçak dhe nuk lejoi që e vërteta të mbetej e heshtur

spot_img

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka  nisur ditën me Ambasadorin William Walker, për të cilin takim thotë se ai sikurse cdo vit tjetër edhe këtë herë është pranë popullit të Kosovës për të nderuar viktimat e Masakrës së Reçakut.

Hamza ka shkruar se miqësia dhe kontributi i Ambasadorit William Walker për Kosovën janë të jashtëzakonshme.

“Ditën e sotme e nisa me mikun e madh të Kosovës, Ambasadorin William Walker. Në ditët e nderimit për viktimat e Masakrës së Reçakut, si çdo vit tjetër, Ambasadori Walker është pranë nesh, ashtu siç ishte edhe në janarin e vitit 1999, kur me guxim i dha jehonë botërore krimit serb në Reçak dhe nuk lejoi që e vërteta të mbetej e heshtur. Miqësia dhe kontributi i Ambasadorit William Walker për Kosovën janë të jashtëzakonshme. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për Kosovën, Ambasador!”, ka shkruar Hamza.

/HisariOnline/

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img