spot_img
HomeLajmeKRU “Mitrvovica” paralajmëron ndërprerje të furnizimit me ujë në...

KRU “Mitrvovica” paralajmëron ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona

spot_img

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar qytetarët se do të realizohen punime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa zona të qytetit dhe rrethinës, dhe gjatë kësaj periudhe mund të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.

Sipas njoftimit, punime në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Sali Çeku”, “Artim Jashari”, “Bashkimi Kombëtarë”, “Mustaf Shyti”, “Adem Voca”, “Sitnica”, si dhe në lagjen “2 Korriku”.

Ndërkaq, punime në rrjetin e kanalizimit do të realizohen në rrugët “Faruk Spahia” dhe “Rifat Tahiri”, si dhe në fshatrat Frashër i Madh dhe Frashër i Vogël.

Gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e përfshira mund të ndërpritet përkohësisht”, thuhet në njoftimin e KRU Mitrovica.

Nga kompania u bëhet thirrje konsumatorëve për mirëkuptim gjatë kohës së realizimit të këtyre punimeve.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img