spot_img
HomeLajmeKRU “Mitrovica” konfirmon se uji tani është i sigurt...

KRU “Mitrovica” konfirmon se uji tani është i sigurt për pije

spot_img

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, ka njoftuar se uji i pijshëm nga sistemi i furnizimit është i sigurt për përdorim, pas përfundimit të analizave fiziko-kimike dhe bakteriologjike.

Sipas njoftimit, rezultatet e analizave tregojnë se të gjithë parametrat e cilësisë së ujit janë brenda kritereve të përcaktuara me legjislacionin në fuqi për ujin e pijshëm.

Si rrjedhojë, uji mund të përdoret pa asnjë kufizim për pije dhe për përdorim shtëpiak.

Ujësjellësi Rajonal Mitrovicë ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit, me qëllim të garantimit të shëndetit publik.

/HisariOnline/

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img