spot_img
HomeLajmeEvakuohen tri familje në lagjen "Kodra e Trimave" në...

Evakuohen tri familje në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë si pasojë e vërshimeve

spot_img

Tri familje në lagjen Kodra e Trimave në kryeqytet janë evakuuar nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, si pasojë e vërshimeve të fundit.

Në njoftimin e komunës theksohet se familjet janë sistemuar përkohësisht dhe Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca do të mbulojë pagesën e qirasë deri në renovimin e plotë të shtëpive të tyre si pasojë e vërshimeve.

“Sot, Kryqi i Kuq i Kosovës, në bashkëpunim me DSE, ka realizuar shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për këto familje”, thuhet në njoftim.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img