spot_img
HomeLajmeDyshimet për spiunazh, Shehollit i zgjatet paraburgimi edhe dy...

Dyshimet për spiunazh, Shehollit i zgjatet paraburgimi edhe dy muaj

spot_img

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin Fatmir Shehollit, i arrestuar për spiunazh.

Lajmin e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.SH. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të Spiunazhit në vazhdimësi, gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, me datë 09.01.2026 përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, ka deklaruar Gashi.

Paraburgimi sipas këtij Aktvendimi të pandehurit F.SH. i llogaritet prej datës 09.01.2026 deri me datë 09.03.2026.

Fatmir Sheholli është arrestuaratmir më 09 tetor 2025 nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të “spiunazhit”, bazuar në nenin 124, paragrafi 3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

/HisariOnline/

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img