spot_img
HomeLajmePërfundon numërimi i votave, VV-ja fituese absolute me 51.11...

Përfundon numërimi i votave, VV-ja fituese absolute me 51.11 për qind

spot_img

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë fituese bindëse e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, duke siguruar mbi 51 për qind të votave pas përfundimit të procesimit të të gjitha votave.

Me gjithsej 486 mijë e 994 vota, LVV shënon për herë të parë në historinë e Kosovës një rezultat mbi gjysmën e votave të përgjithshme.

Sipas rezultateve zyrtare, partia e udhëhequr nga Albin Kurti ka marrë 51.11 për qind të votave, duke siguruar 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Ky rezultat i mundëson Vetëvendosjes që, përmes bashkëpunimit me partitë e komuniteteve pakicë, të arrijë shumicën e nevojshme prej 61 deputetësh për formimin e Qeverisë së re.

LVV-ja ishte e vetmja parti që shënoi rritje në përbërjen e Kuvendit krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit, të cilat nuk prodhuan një qeveri të re. Në atë proces zgjedhor, Vetëvendosje kishte siguruar 48 ulëse, ndërsa tani ka shtuar nëntë të tjera.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është renditur e dyta me 22 ulëse, duke marrë 20.19 për qind të votave. Krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, PDK-ja ka humbur dy ulëse.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) rezulton humbësja më e madhe e këtyre zgjedhjeve, duke rënë nga 20 në 15 ulëse, me 13.23 për qind të votave.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar gjashtë ulëse me 5.5 për qind të votave. Sa i përket komunitetit serb, Lista Serbe ka fituar nëntë ulëse, ndërsa subjekti “Za Zlobodu Pravdu i Opstanak” një ulëse, duke plotësuar kështu 10 ulëset e rezervuara për këtë komunitet.

Dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetet tjera joshumicë janë ndarë ndërmjet disa subjekteve politike, përfshirë Kosova Demokratik Turk Partisi me dy ulëse, si dhe Vakat, Nova Demokratska Stranka, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Socijaldemokratska Unija, Partia Liberale Egjiptiane, PSA, Jedinstvena Goranska Partija dhe Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës, secila me nga një ulëse.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img