spot_img
HomeLajmeNis operimi i impiantit në Mitrovicë, rekomandohet që uji...

Nis operimi i impiantit në Mitrovicë, rekomandohet që uji të mos pihet

spot_img

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar qytetarët se impiantet e trajtimit të ujit kanë rifilluar funksionimin pas krijimit të kushteve të nevojshme.

Megjithatë, sipas njoftimit të tyre uji nuk është i pijshëm.

“Pas ndërprerjes së operimit, impiantet e trajtimit të ujit tani janë në funksion, por deri në njoftimin e radhës, rekomandohet që uji të përdoret vetëm për nevoja higjienike dhe sanitare, jo për pije”, thuhet në njoftimin e KRU-së.

Qytetarët apelohet të respektojnë udhëzimet e institucionit për të shmangur çdo rrezik shëndetësor.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img