spot_img
HomeLajmeGazeta zvicerane e editon tekstin: Bislimi e Gjuriq ishin...

Gazeta zvicerane e editon tekstin: Bislimi e Gjuriq ishin pjesëmarrës, por nuk u takuan kurrë direkt

spot_img

Gazeta zvicerane “NZZ”, e ka përditësuar publikimin e djeshëm për takimet “sekrete” në Solothurn të Zvicrës, duke thënë se ndonëse Besnik Bislimi e Marko Gjuriq kanë qenë pjesëmarrës, ata s’janë takuar direkt mes vete.

Për dallim nga raportimi i djeshëm, sot “NZZ” shkroi saktësisht se Bislimi e Gjuriq “megjithatë nuk janë takuar kurrë mes vete”.

Pasi përmendën takime me sjellje “familjare”, tash gazeta ka theksuar se Besnik Bislimi e Marko Gjuriq nuk u takuan direkt, edhe pse ishin pjesëmarrës.

Shkrimin e ka publikuar edhe këshilltari i Besnik Bislimit, Klisman Kadiu.

Pjesa e nënvizuar nga Kadiu është shtuar sot në tekst, pasi që dje nuk ka qenë e publikuar nga gazeta zvicerane dhe siç duket raportimi tanimë është edituar.

Kursen ga Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrës dje kanë konfirmuar se shteti zviceran organizon prej vitesh këto takime në qytetin e Solothurnit.

Zviceranët thonë se këto takime janë diskrete, me qëllim që palët të flasin mes vete të pangarkuar nga vëmendja e publikut.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img