spot_img
HomeLajmeAksident i rëndë mes dy veturave në Lipjan, lëndohen...

Aksident i rëndë mes dy veturave në Lipjan, lëndohen dy persona

spot_img

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Torinë të Lipjanit, ku të përfshira kanë qenë dy automjete. 

Për pasojë, dy persona kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Torinë të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img