spot_img
HomeLajmeVërshimet në vend, Haradinaj: Urgjencë kombëtare për institucionet e...

Vërshimet në vend, Haradinaj: Urgjencë kombëtare për institucionet e vendit, të shumëfishojnë përpjekjet

spot_img

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje që institucionet qendrore dhe lokale të shumëfishojnë përpjekjet për përballimin e situatës së krijuar nga vërshimet në disa komuna të Kosovës.

Ai ka theksuar se gjendja e rënduar, e shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut që kanë nisur të hënën dhe kanë vazhduar edhe të martën, përbën urgjencë kombëtare, duke nënvizuar se në disa vendbanime ka filluar edhe evakuimi i banorëve.

Haradinaj ka bërë të ditur se ka kontaktuar me kryetarët e komunave nga radhët e AAK-së për t’u informuar rreth veprimeve që po ndërmerren në terren nga pushteti lokal.

“Kam kontaktuar me kryetarët e komunave nga Aleanca, për t’u informuar mbi veprimet që po i ndërmerr pushteti lokal në përballimin e kësaj situate të rëndë. Është urgjencë kombëtare që institucionet relevante, si në nivel qendror ashtu edhe lokal, të shumëfishojnë përpjekjet dhe veprimet për përballimin e kësaj gjendjeje”, ka shkruar ai në Facebook.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img