spot_img
HomeLajmeSituatë kaotike në Drenas: Bllokohen rrugët, ndërpritet rryma e...

Situatë kaotike në Drenas: Bllokohen rrugët, ndërpritet rryma e evakuohen disa familje

spot_img

Komuna e Drenasit ka njoftuar se reshjet e dendura kanë shkaktuar vërshime përgjatë lumit Drenica, duke bërë që uji të depërtojë në disa shtëpi dhe biznese.

Disa segmente rrugore janë bërë të pakalueshme, ndërsa disa familje janë evakuuar për shkak të rrezikut. Po ashtu, rryma elektrike është ndërprerë në disa zona.

Sipas njoftimit të komunës, rruga nga Drenasi drejt Komoranit, te zona e “Trafojës”, është bllokuar. Rruga e Feronikelit drejt Kronit të Mbretit është gjithashtu e bllokuar. Niveli i ujit është i lartë edhe në Komoran, Çikatovë e Vjetër dhe në disa lagje të qytetit.

Alternativa për qarkullim nga qyteti i Drenasit për magjistrale është përmes Shtrubullovë-Krajkovë-Llapushnik, ose Drenas-Damanek-Krajkovë-Llapushnik.

Komuna ka bërë thirrje që qytetarët të mos dalin nga shtëpitë pa nevojë dhe të shmangin lëvizjet në zonat e rrezikuara deri në normalizimin e situatës.

“Për arsye sigurie, ftohen qytetarët që të mos dalin nga shtëpitë pa nevojë dhe të shmangin lëvizjet në zonat e rrezikuara, derisa gjendja të stabilizohet. Në këtë situatë të rënduar, falënderojmë personat me automjete private të cilët e ndihmuan përballimin e situatës me ekipet në terren. Ekipet kompetente janë në terren po bëjnë përpjekje për të lehtësuar gjendjen dhe po monitorojnë situatën. Çdo informacion shtesë do të bëhet publik me kohë”, thuhet në njoftim.

/HisariOnline/

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img