Policia e Kosovës ka konfiskuar të hënën rreth 59 mijë euro të padeklaruara gjatë një kontrolli në automjetin e një burri, i cili dyshohet për shpëlarje të parave.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, me vendim të prokurorit, shuma e parave është sekuestruar përkohësisht deri në verifikimin e burimit të saj.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar edhe dokumente të tjera, përfshirë certifikatën e biznesit nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), certifikatën e biznesit nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), si dhe raportin ditor fiskal, të cilat do të shfrytëzohen si prova gjatë procedurës.
I dyshuari është intervistuar nga organet kompetente dhe më pas është liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
/HisariOnline/







