KQZ ka bërë të ditur ulëset e siguruara nga partitë politike në Kuvend pas përditësimit të fundit të rezultateve.
Sipas të dhënave të fundit, PDK del t’ia ketë marrë një deputet LDK-së.
Në fakt, PDK rikthen deputetin e 23-të, pasi fillimisht e humbi, duke e marrë VV një më shumë – 57.
Megjithatë, kur po numërohen tani votat me kusht, del që VV t’i ketë 57 deputetë, PDK 23, LDK 14, e AAK 6.
/HisariOnline/







