Procesi i numërimi të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit po shkon drejt fundit. Tanimë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke numëruar votat me kusht, përderisa ato me postë dhe nga përfaqësitë diplomatike tashmë janë numëruar.
Nga votat me kusht,ku janë numëruar 50,88%, në përditësimin e fundit të KQZ bëhet e ditur se Lëvizja Vetëvendosje është e para me 49.48%, ose 2,064 Vota.
Pas tyre, radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 11.12%, ose 464 Vota.
/HisariOnline/







