spot_img
HomeLajmeHidroregjioni paralajmëron për ndërprerje të mundshme të ujit në...

Hidroregjioni paralajmëron për ndërprerje të mundshme të ujit në Prizren pas reshjeve të dendura

spot_img

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se pas reshjeve të dendura atmosferike, burimet kryesore që furnizojnë qytetin e Prizrenit me ujë të pijshëm kanë filluar të turbullohen.

Sipas njoftimit, ekziston mundësia e rritjes së mëtejshme të turbullirës në orët dhe ditët në vijim, çka mund të detyrojë kompaninë që në raste të caktuara të ndërmarrë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë, me qëllim të ruajtjes së sigurisë dhe cilësisë së ujit për konsum.

Nga Hidroregjioni Jugor kanë apeluar te qytetarët që të rezervojnë sasi të mjaftueshme uji për nevoja bazike familjare, duke theksuar se ndërprerjet mund të ndodhin herë pas here.

Ndërkohë, ekipet teknike janë duke monitoruar situatën në mënyrë të vazhdueshme dhe po punojnë për stabilizimin e burimeve dhe rikthimin e furnizimit normal sa më shpejt të jetë e mundur. Qytetarët janë ftuar të ndjekin njoftimet e radhës për informacione shtesë.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR KONSUMATORËT E PRIZRENIT
Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë se për shkak të reshjeve të dendura atmosferike, burimet kryesore që furnizojnë qytetin e Prizrenit kanë filluar të turbullohen dhe ekziston mundësia e rritjes së mëtejshme të turbullirës në orët dhe ditët në vijim.
Për këtë arsye, ju bëjmë apel që të bëni rezervim të ujit të pijshëm, pasi në raste të caktuara mund të jemi të detyruar të bëjmë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë, me qëllim që të ruajmë sigurinë dhe cilësinë e tij për konsum.
Ekipet teknike janë duke monitoruar gjendjen në mënyrë të vazhdueshme dhe po punojnë për stabilizimin e burimeve dhe normalizimin e situatës sa më shpejt që të jetë e mundur.
Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj dhe ju lusim që:
💦 Të rezervoni sasi të mjaftueshme uji për nevoja bazike familjare, sepse do të ketë ndërprerje herë pas here.
💦 Të prisni njoftimet tona të radhës për informacione shtesë.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
/HisariOnline/ 
Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img