spot_img
HomeLajmeDurmishi: Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po...

Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po ndërhyjmë kudo që është e mundur

spot_img

Si shkak i reshjeve të shiut, ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se që nga mbrëmë janë në gjendje gatishmërie për të ndërhyrë kudo që është e mundur.

Ai ka këshilluar qytetarët që të vozisin me kujdes të shtuar dhe t’u përshtatenn kushteve të rrugës.

“Që nga mbrëmë jemi në gjendje gatishmërie për të menaxhuar sa më mirë reshjet e shiut, të cilat kanë ndikuar edhe në disa nga rrugët tona. Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po ndërhyjmë kudo që është e mundur për të përmirësuar kushtet e qarkullimit. Megjithatë, na duhet edhe bashkëpunimi juaj, ju lusim të vozitni me kujdes të shtuar dhe t’u përshtateni kushteve të rrugës”, ka shkruar ai në “facebook”.

/HisariOnline/

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img