Një përleshje e armatosur ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rreth orës 20:30, pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur dy grupe rivale, ku janë përfshirë pesë persona të dyshuar dhe një viktimë.
“Gjatë përleshjes, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri, duke plagosur dy nga të dyshuarit dhe viktimën.Në këtë rast dyshohet se kanë marrë pjesë edhe tre persona të tjerë, të cilët ende nuk janë identifikuar dhe ndodhen në arrati”, thuhet në njoftim.
Policia ka arrestuar tre nga të dyshuarit, të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. Ndërkohë, dy të dyshuar të tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe po kërkohen nga autoritetet.
Rasti është inicuar si “Armëmbajtjes pa leje dhe lëndim i rëndë trupor “.
/HisariOnline/







